ALBANIAN (Αλβανικά)
Besoj në një Perëndi, Atë të tërëfuqishëm, krijues të qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukarave dhe të padukurave.
Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetemlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej Drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të qënët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha. Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shejtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat dhe pësoi e u varros. Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve. Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtën e Atit. Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët e të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shejtë, Zot jetëbërës, që buron prej Atit,që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e Profetëve.
Në një Kishë të shejtë, katholike dhe apostolike. Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve. Pres ngjalljen e të vdekurve. Dhe jetën e ardhshme të amëshuar.
Amin.
Amin.